“Berisha po pengon bashkëpunimin e demokratëve”, Bejko: Po kërkon alibi për humbjen në zgjedhje

schedule12:01 - 8 Shkurt, 2023

schedule 12:01 - 8 Shkurt, 2023

TIRANË- Dalja e Partisë Demokratike në zgjedhje me dy kandidatë të ndryshëm është praktikisht një humbje në tavolinë. Kështu u shpreh Roland Bejkon, gjatë një interviste në rubrikën “Tirana Live” në ABC NEWS.

Sipas tij, tentativat e Sali Berishës për të vendosur kushte në diskutim janë sinjale se ai nuk kërkon bashkëpunim, por se po përgatiti alibinë për humbjen e zgjedhjeve më 14 maj. Ai thekson se kalimi i siglës te Berisha do të thotë praktikisht shkatërrim të Partisë Demokratike.

Pjesë nga intervista: 

Dalja me dy kandidatë, humbje në tavolinë? 

Bejko: Nëse dilet me dy kandidatë këto janë mënyra politike të ndodhura në demokraci perëndimore. Nëse ka kandidat që kërkon të kandidojë se partia nuk e vë në listë, kjo ka ndodhur. Votën e përçanë, flasim për votën e elektoratit të djathtë, ndaj Bardhi kërkon bashkëpunim në nivel lokal deri për zgjedhjet lokale.

Ka një lloj negociate për bashkëpunim të kampeve në PD?

Bejko: Deputetët duke qenë se janë në presionin e bazës, po negociojnë për të dalë me një kandidat të përbashkët, ai që e pengon është Berisha, duke vene kushte se nuk bashkepunon me Bashen e Alibeajn. Basha e Alibeaj kanë nga pas demokratë që i mbështesin, në momentin që Berisha vendos kushte ai ka refuzuar bashkëpunimin. Pse e bën? E bën për të patur alibinë se zgjedhjet i ka të humbura. Të gjithë e dinë që aty ka një problem të madh që është Berisha. Uroj që vendimi të mos shkojë të Berisha, sepse PD mbaron dhe nuk do jetë pari misionare për të ardhur në pushtet. Moskalimi i kësaj sigle te Berisha, do thotë se do ndërtojmë projekt politik të qartë si alternativë politike për nesër. Ne do përballemi me çdo faktor që e pengon kthimin e PD në pushtet./abcnews .al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!