“Berisha, përpjekje për destabilizim”/ Arben Meçe: Kaosi në Kuvend, një lëvizje pa vlerë. Opozita po diskretiton veten

schedule18:28 - 8 Shkurt, 2024

schedule 18:28 - 8 Shkurt, 2024

Analisti Arben Meçe thotë se ish kryeministri Sali Berisha po bën përpjekje për destabilizimin e Shqipërisë.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Meçe e konsideroi të pavlerë kaosin që opozita krijon në Kuvend, duke tentuar bllokimin e seancave plenare.

Sipas Meçes, opozita nuk ka argument dhe me lëvizjet e saj, po diskretiton veten.

“Kur nuk ke mundësi të bësh gjë tjetër, e vetmja gjë që mund të bësh është të organizosh atë potencialin që ke dhe një tribunë, që në këtë rast është një tribunë publike, që është parlamenti. Forcë tjetër kjo opozitë nuk ka, argument nuk ka, do ta shfrytëzojë maksimalisht një gjë të tillë, e cila është absolutisht pa vlerë, sa i përket komunikimit me publikun, qoftë edhe me militantët e vet. Që në momentin kur beteja bëhet me miell dhe me vezë, miellin dhe vezën e përdor shoqëria civile. Nuk gjendet në botë politikan që merret me miell dhe me vezë. Të përfundosh në luftë politike me miell dhe me vezë, kur ke instrumentat politike, politika operon me forca politike, ti nuk bën asgjë në parlament, po diskretiton veten.

Kur t’i i drejtohesh çdo ditë nga dritarja popullit dhe populli nuk përgjigjet, atëherë duhet të kuptosh që misioni jot ka përfunduar, dhe kjo që po bën është një shfaqje qesharake, nuk e di synimin ku e kanë përsa i përket politikës, ndërsa përsa i përket linjës së destabilizimit të Shqipërisë, e gjithë beteja e Berishës është për të prodhuar skema destabilizuese dhe për të futur në një qorrsokak zhvillimet politike në Shqipëri. Nuk ke asnjë reagim nga ndërkombëtarët. Është një lëvizje absolutisht e pavlerë, nuk do të sjellë produkt në favor të opozitës”, theksoi ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!