Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e bërë ditën e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha, 22 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit. Hoxha thotë se kjo është dëshmi mjaft intriguese që vjen pas 22 vitesh nga atentati i përgjakshëm që ndodhi vetëm disa metra larg zyrës së tij në godinën e vjetër të PD-së.
Ai thekson se disa pyetje Berisha arriti t’i anashkalojë. Por në fund e paralelizon rrëfimin e tij me një person të dyshuar që nuk thotë më shumë se sa duhet pasi çdo gjë do të përdoret në gjykatë kundër tij.
“Me ne fund Sali Berisha, vendosi te dëshmoje per vrasjen e Azem Hajdarit!!! Madje duke permendur publikisht, per here te pare, pas 21 vitesh nga vrasja e tij, emrin e Fatmir Haklajt… Por, ne vend te GJYKATES SPECIALE, Doktori, ka vendosur te RREFEHET perpara Fevziut, ne Opinion…
Nje deshmi shume intriguese edhe pse pas 22 vitesh, nga atentati i pergjakshem, vetem disa metra larg zyres se tij, ne godinen e vjeter te PD-se.
Nese do te isha sot ne studio, do ti kisha bere disa pyetje mbi detaje, qe ai i anashkaloi…
Edhe pse, gjate me shume se 2 dekadave nga “Vrasja e shekullit”, kam publikuar një pas një deshmite, videot dhe provat konkrete, pse kjo dosje duhet rihapur dhe gjykuar nga e para.
Por, kete radhe, duke i sjelle te gjithe, para trupit gjykues…. Faleminderit Doktor!!!
Pasi ta degjoj rrefimin tend edhe nja 3-4 here, do mundohem ta sqaroj Fevziun, per ndonje “lapsus”, nga ato qe ti ben si levizje shahisti i rregjur…
Nuk e di pse m’u kujtua, ajo fjalia standarte, qe policia amerikane, ia thote çdo personi te dyshuar, para se ta arrestoje.. “Zoteri, çdo fjale qe do te thoni nga ky moment, do te perdoret kunder jush, ne gjykate…” Kampionati vazhdon…”, shkruan Artan Hoxha./m.v. abcnews.al