Berisha për ndarjen nga jeta të mjekut: Ra në krye të detyrës, martir i misionit fisnik

schedule19:55 - 30 Qershor, 2020

schedule 19:55 - 30 Qershor, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi. Mjeku hematolog humbi betejën me Covid-19.

Berisha thekson se ndarja nga jeta e Pushit është një humbje e madhe për mjekësinë, për familjen dhe miqtë.

“Miq, Profesor Dr Arjan Pushi, njëri nga pedagoget, studiuesit, shërbëtoret, humanistët më të përkushtuar të studentëve dhe të sëmureve në mjeksinë tonë ra në krye të detyrës, martir i misionit fisnik të mjekut tek mjekonte të sëmurët e tij”, shkruan Berisha.

Mesazhi nga Berisha:

Nderim per mjekun dhe humanistin e shquar Arjan Pushi!

Miq, Profesor Dr Arjan Pushi, njeri nga pedagoget, studiuesit, sherbetoret, humanistet me te perkushtuar te studenteve dhe te semureve ne mjeksine tone ra ne krye te detyres, matir i misionit fisnik te mjekut tek mjekonte te semuret e tij.

Ndarja nga jeta, renia ne krye te misionit te tij e prof dr Arjan Pushit eshte nje humbje e vertet per mjeksine tone, per familjen, miqte, te afermit dhe mbare shoqerine tone.

Duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para bashkepunimit tone te frytshem qe kemi patur, vepres, kujtimit te pavdekshem te Prof Dr Arjan Pushit, i shpreh familjes se tij te nderuar ngushellimet e mia me te ndjera dhe i lutem Zotit qe shpirti i mire i Arjanit te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin!! sb

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!