Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha për deklaratat e Scholz: I kërkoi publikisht serbomadhit Vuçiç njohjen e Kosovës

schedule21:00 - 11 Qershor, 2022

schedule 21:00 - 11 Qershor, 2022

Teksa ka komentuar qëndrimet e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd kreu i PD-së Sali Berisha shkruan se ai i kërkoi publikisht Vuçiç njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Sipas tij, Vuçiç luajti rolin e të paditurit dhe hipokritit, e krahasoi ndërhyrjen çlirimtare të NATO-s në Kosovë me pushtimin barbar rus në Ukrainë.

Reagimi i Berishës



Kerkesa qe duhen pershendetur! Te dashur miq, vlejnë për t’u vlerësuar dhe pershendetur kërkesat e bëra dje në Beograd nga kancelari gjerman Scholz, i cili i kërkoi publikisht serbomadhit Vuçiç njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ne konferencen e tij per shtyp Kancelari Scholz tha se “marrëveshja në fund duhet gjithashtu të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.”, u shpreh Scholz, duke shprehu keshtu per here te pare haptas qendrimin e vendit te tij ndaj marrveshjes Kosove-Serbi.
Ndërkohë Vuçiç luajti rolin e te paditurit dhe hipokritit, duke u shprehur se “ne e dëgjuam vetëm sot, për herë të parë, se po kërkohet njohja reciproke. Nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë këtë gjë nga Evropa.”
Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviçin, Vuçiç theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë.” Me kete deklerate presidenti i serbomadhise Vuçiç krahasoj nderhyrjen çlirimtare te NATO-s ne Kosove me pushtimin barbar rus ne Ukraine.
Por kancelari Scholz i bëri fare të qarta qëndrimet dhe kërkesat lidhur me çështjen e Kosovës, sigurinë e paqen në Rajon si edhe luftën në Ukrainë.
Në vizitat e tij në Prishtinë e Beograd, kancelari gjerman nuk la pa përmendur sanksionet ndaj Rusisë. Nga njëra anë ai përgëzoi Kosovën e cila, njësoj si shtetet perëndimore, i është bashkuar ndëshkimit ndaj Moskës. Nga ana tjetër, ai i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union.
“Në kohët që po jetojmë, vlera e paqes dhe sigurisë na është bërë mëse e qartë sërish; një arsye më shumë dhe e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje politike dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal”, tha Scholz. Duke pershendetur kerkesat e Kancelarit Scholz gjate vizites se tij ne Beograd, denoj gjithashtu reagimet e serbomadhit Vuçiç i cili sot, me politiken qe ndjek, eshte faktor kryesor konfliktualiteti ne rajon.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!