Berisha: PD e hapur për të gjithë demokratët, nëse Basha do ishte në zyrë do e takoja

schedule16:05 - 25 Mars, 2022

schedule 16:05 - 25 Mars, 2022

Pas vendimit të Gjykatës që njohu kërkesat e kuvendit të 11 dhjetorit, ish kreu i PD-së Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar në selinë blu.

Berisha gjatë pranisë së tij në selinë blu është takuar me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe me Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se dhe pse kundërshtimet më të mëdha i ka pasur me Bashën, ai ka theksuar se nëse ai do të ishte në zyrë do të shkonte dhe do ta takonte pasi të gjithë janë pjesë e PD-së.

“Komisioni do të vendoset në selinë legjitime të përcaktuar në statut, por komisioni Sali Berisha dhe çdo anëtar është i hapur që të diskutojë dhe të debatojë me çdo demokrat që dëshiron dialog dhe debat dhe do të kontribojë në procesin e bashkimit, ne nuk kundërshtojmë askënd. Kundërshtitë e mia më të mëdha ishin me Bashën, por nëse do të ishte në atë zyrë do të shkoja ta takoja. Unë mbetem i hapur ndaj të gjithëve”, ka thënë ai./abcnews.al