Kreu demokrat, Sali Berisha deklaroi se pas 100 ditëve të qeverisjes demokratike, në vend nuk do të ketë më të varfër.
Gjatë fjalës së tij, në tubimin në Pallatin e Kongreseve, për prezantimin e programit të PD, Berisha tha se do të vendoset minimumi jetik 200 euro në muaj.
“Kemi vendosur 100 ditët e para, në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të ketë më pak se 200 euro në muaj. Studentët, të papunët, njerëzit me ndihmë ekonmomike, jetimët. Të gjithë këta, do kenë 200 euro në muaj, të gjithë këta do kenë kartën e konsumatorin,d o e marrin energjinë 7 lekë”, theksoi ai./abcnews.al