Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Berisha pa platformë për zgjedhje, fushatë në Durrës vetëm duke denigruar ambasadorët

schedule15:30 - 14 Janar, 2023

schedule 15:30 - 14 Janar, 2023

DURRES – Durrësi është qyteti i parë ku Berisha nisi fushatën e 14 majit, duke shfrytëzuar 32-vjetoritn e themelimit të PD-së atje, për të bërë thirrje për të votuar kandidiatin e tij për 14 majin.

“Jemi të vetmit që i hyjmë detit me këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi.”

Ishte një vit i vështirë tha, ky që kaloi. Këtu nuk e pati fjalën për përcarjen e thellë mes demokratëve, por për një fakt tjetër, për mungesën e parasë dhe të pushtetit, në ansjë nivel.



“Kaluam një vit të jashtëzakonshëm. Nuk kishim para, nuk kishim pushtet”

Si i tillë, kur demokratët më shumë merren me njëri-tjetër, kur ndahen e kur bashkohen, Berisha në takimet e tij po paraqet platformën e 32 viteve më parë, kur në Shqipëri, ra sistemi kominist, dhe atë të akuzës së ndëkrombëtarëve. Në përvejtorin e PD-së së Durrësit, demokratëve u përmendi rënien e komunizimit, në vitet ’90, pa mbështetje të huaj dhe ambasada të mbyllura.

“Ky revolucion ishte i fundit në revolucionet demokratike të vendeve ish komuniste, por përsëri u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare. Në dhjetor të vitit 1990, ambasadat ishin të mbyllura se po meremetoheshin nga korriku. Ishte vetëm një ambasador, ai i Hungarisë”

32 vite më pas vendi ka ambasada, por është ai që nuk e ka mbështetjen e të gjithave, dy më të rëndësishmet, asaj të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe që e kanë shpallur “non grata”. Ai akuzoin të dy amabsadorët, Juri Kim të SHBA dhe King Smith të Britanisë, se kanë marrë para për për të bërë që vendet e tyre ta shpallnin tëpadëshiruar, për akuza korrupsioni dhe lidhje me element të krimit. Këtë e ka kthyer në një plaformë elektorale, që e përmend në cdo takim që bën, qoftë në selinë qendrore, qoftë në degët e saj.

“Ne jemi e para parti politike, kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, të paguar u vërsulën për të shkatërruar PD-në”

Platforma e bashkimit ndëkrohë, pavarishst lëvizjes së fundit të Salianjit, nuk duket e pranishme në fjalorin e Berishës. Ai ka bërë ndarje për 14 majin, me Alibeajn e komanduar nga Lulzim Basha, në krye të PD.

“Të bashkohemi, të vazhdojmë betejën tonë, të bashkohemi me njëri-tjetrin, me qytetarët. T’i lëmë ata që nuk duan, që kanë venë veten në shërbim të Edi Ramës”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!