Berisha: Pa fat sonte, por kështu ecim përpara. Kjo Kosovë shumë e fortë

schedule22:58 - 15 Nëntor, 2020

schedule 22:58 - 15 Nëntor, 2020

Kosova luajti një ndeshje shumë të mirë, por një penallti e diskutueshme i dha fitoren 2-1 Sllovenisë në sfidën e Nations League të luajtur në Lubjanë. Bernard Berisha, autori i asistit te goli i Vedat Muriqit, analizoi sfidën e sotme në prononcimin e dhënë për Supersport, duke vlerësuar shokët e ekipit.

Sot u munduam të zhvillonim një ndeshje shumë të mirë për të gjithë shqiptarët. Fati nuk ishte me ne, por nuk duhet ta humbim vullnetin për ndeshjen e ardhshme, pasi duam të mbyllim me një fitore kundër Moldavisë. Ka qenë një lojë shumë e mirë, e luftuar, falënderoj të gjithë shokët.

Nëse vazhdojmë kështu, do të kthehemi te momentet e lumtura. Jemi një skuadër shumë e fortë dhe vetëm duke luftuar të gjithë bashkë mund të ecim përpara. Sonte treguam një lojë shumë të mirë, le të vazhdojmë kështu me lojëra të mira“, deklaroi Bernard Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!