Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ministre Spirobu**”, Berisha ofendon Spiropalin në Kuvend, Nikolla e ndëshkon me masë disiplinore

schedule20:04 - 14 Korrik, 2022

schedule 20:04 - 14 Korrik, 2022

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka përdorur fjalor të papërshtatshëm gjatë fjalës së tij në Kuvend sot ndaj ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Si rrjedhoje kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla, ndërpreu seancën plenare dhe njoftoi se Berisha ka marrë vërejtje disiplinore bazuar në nenin 63 masë disiplinore.



Fjala e Berishës: Salariotët nuk kanë të sosur, ky burri i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit, si puna e Salariotit që i dha Elkit vëllaut të kësaj ministres të Spirobuçit…

Pas kësaj Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën Berishës dhe njoftoi se seanca plenare do të ndërpritet për t’i dhënë Berishës masë disiplinore për thyerje etike.

Lexo edhe: Plas debati në Kuvend, Spiropali -Berishës: E nise si Skënderbeu i dytë, e përfundove si Saliu i fundit

Ndërkohë Spiropali u përgjigj duke thënë se Berisha është shembulli se si nuk duhet të flasë dhe të jetë një njeri, një politikan dhe një gjysh.

“Je i turpëruar si burrë, si gjysh, si politikan, e nise të Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit. Je beterr i komunikimit, shpërdorues i fjalës. I ktheve përfundimisht përgjigje pyetjes që te mundon. Populli të flaku siç të meriton. Sot i dhe popullit përgjigjen se ti e ke merituar flaken e tij të SHBA-ve dhe të çdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti gati sa nuk mbyll sytë kur flet ti. do punojmë për ti treguar brezat e ardhshëm se si nuk duhet të flasë një politikan“, tha Spiropali.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!