Berisha nuk tërhiqet: Protestën do e mbajmë në bulevard, do shmangim përplasjet

schedule13:00 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 13:00 - 2 Dhjetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga protesta e 6 dhjetorit, edhe pse do të shmangë një përplasje me policinë.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se të drejtën për protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozitës ia garanton kushtetuta. Ai paralajmëroi edhe Ramën, duke thënë se përballja me të do të vijë më vonë.

“Ne do zbatojmë kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard, kushtetuta na autorizon të protestojmë në Bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë, atë ditë jo. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!