Berisha: Nuk ka Samit pa protestë, do të ndjekim shembullin e Europës

schedule17:41 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 17:41 - 2 Dhjetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua pasditen e sotme me banorët e degës 7 të PD-së.

Berisha foli për protestën e thirrur nga PD-ja që do të zhvillohet më 6 dhjetor, ditë që përkon me Samitin e BE-së që do të zhvillohet në Tiranë.

Kreu i PD-së tha se opozita do të ndjekë shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës dalin në protesta.

“Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë. Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë. Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël”, tha Berisha./Abcnews.al/