Avokati Romeo Kara deklaroi se nuk ka pengesa ligjore që ish kryeministri Sali Berisha të shoqërohet forcërisht për t’u paraqitur në gjykatë.
Në një intervistë për ABC News, Kara u shpreh se Berisha, me vetëdije nuk i është bindur gjykatës dhe po e tjetërson krizën e tij personale, duke futur parlamentin, por edhe vendin në krizë.
“Unë nuk shoh asnjë pengesë ligjore. Unë mendoj që kjo mund të ndodhë edhe tani, me herën e parë që nuk është paraqitur. Ai nuk është as i sëmurë, as jashtë shtetit, as në pamundësi të tjera. Pra, ai ka marrë dijeni dhe me vetëdije nuk është paraqitur. Jo vetëm nuk po zbaton ligjin dhe vendimin e gjykatës, por po fut parlamentin në krizë, po e tjetërson krizën personale në krizë politike dhe gjithë Shqipërinë. Pra, prokuroria, SPAK dhe gjykata duhet të tregohen të vendosur në këtë rast, që këtë person, të cilin e kanë çuar deri këtu me të drejtë apo pa të drejtë, por është e drejta e tyre ligjore, për të marrë këtë masë, të mos e lënë këtë masë rruge.
Nuk besoj se do ta lënë rrugëve dhe do të kemi ashpërsim masash, siç parashikon kodi i procedurës penale. Kur ky është kaq i ri sa nakatos parlamentin, ai duhet të shkojë në burg, është vepra penale shumë e rëndë, kemi edhe të tjera. Ky person paraqitet rrezikshmëri të tejskajshme për të gjithë stabilitetin e rendit kushtetues në Shqipëri. Ai duhet të jetë në burg”, theksoi ai./abcnews.al


