Berisha “non grata”, Zheji: Kam frikë se do shkohet te PD, Balliu: Basha do të ikë në Holandë

schedule22:39 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 22:39 - 13 Dhjetor, 2021

Dy ditë pas Kuvendit, Sali Berisha dhe anëtarët e tjerë të “Komisionit të Rithemelimit”, u kthyen në selinë e PD ashtu siç kishte premtuar, duke shkaktuar tensione dhe më pas përplasje me deklarata në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Pikërisht zhvillimet e fundit në PD kanë qenë temë diskutimi në emisionin “Log.” mbrëmjen e sotme.  Gazetari dhe analisti Fahri Balliu duke komentuar deklaratat e Bashës, tha se ky i fundit sipas tij dëshiron të lërë PD.

Sali Berisha është themeluesi i marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Basha ka filluar të bëjë kështu se do të ikë, se po të mos donte s’do sillej kështu. Më duket se do të ikë në Holandë. Siç e bëri jetën e vetë politike, do të ikë me turp”, tha Balliu.

Analisti Artur Zheji u shpreh se mendon që “non grata” nuk do të qëndrojë vetëm te Berisha, por do të shkojë edhe në PD. Ai tha se shpreson që ky parashikim i tij të mos dalë, por nuk e përjashtoi si mundësi.

“Kur e tashmja s’të pëlqen spostohesh në kohë ose në të ardhmen ose të kaluarën. E sotmja nuk është në favor të Berishës, e shkuara po… Situata Amerikë-Rusi, jeni në prag pothuajse të pushtimit të Ukrainës, kemi 2 baza amerikane në Shqipëri.

Në këtë moment ndodh që amerikanët janë shumë xhelozë për vendimet që marrin. Kam shumë frikë se do shkohet te PD. Nuk është burrëri të dalësh kundër Amerikës sot, kundër ambasadores dhe Blinken. Erdhi zv.ndihmës sekretari dhe tha ambasadorja jemi ne. Unë dua të përgënjeshtrohem nuk dua të më vërtetohen fjalët por ky është një kurs ndërkombëtar me shumë risk të madh”, tha Zheji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!