Berisha “Non Grata”, Noka i nxjerr fotot me presidentët e SHBA: Nga rrëzimi i diktaturës tek liberalizimi i vizave

schedule18:24 - 19 Maj, 2021

schedule 18:24 - 19 Maj, 2021

Shpallja “Non Grata” e ish kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka sjellë reagime të shumta. Flamur Noka në një postim në rrjetet sociale, ka renditur sipas tij arritjet e Saki Berishës që nga rrëzimi i regjimit komunist deri tek liberalizimi i vizave, që solli lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

“Rrëzoi regjimin diktatorial, së bashku me forcën politike që krijoi solli demokracinë, anëtarësoi Shqipërinë në OSBE e në Këshill të Europës, anëtarësoi Shqipërinë në Nato, liberalizoi vizat,” shkruan Noka, ndërsa ka publikuar fotot e ish kryeministrit me liderët e SHBA.

Lexo edhe: SHBA e futi në listën e zezë, Berisha: Të nxjerrin provat, më kërcënuan për kufijtë

Lidhur me këtë vendim të SHBA reagoi pak më parë vetë ish kryeministri. DASH e akuzon për korrupsion, por Sali Berisha shprehet se “nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni”.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!