Berisha “non grata”, Nishani: Reagimi i Bashës ishte hipokrit, duhet të bëjë transparencë

schedule11:21 - 25 Maj, 2021

schedule 11:21 - 25 Maj, 2021

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Bujar Nishani e ka cilësuar si hipokrit reagimin e Lulzim Bashës për vendimin e shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga SHBA.

Gjatë konferencës për media të “Grupit për PD”, Nishani duke komentuar vendimin e DASH tha se në eksperiencën e tij personale me Berishën ka parë tek ai modelin e ndershmërisë.

Megjithkëtë, ish-presidenti e vuri theksin tek deklarata e Lulzim Bashës. Teksa e cilësoi si hipokrite, Nishani tha se Basha u fokusua tek transparenca, por sipas tij është vetë ai që duhet të bëjë transparencë, duke iu referuar zërave se është i ndikuar nga Berisha.

Lexo edhe: Edith Harxhi: Nuk tërhiqem nga gara, PD është marrë peng nga Lulzim Basha

“Kjo pyetje përfaqëson pikëpamjen e secilit prej nesh. Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë m faktin që vetë Berisha i ka dhënë drejttimin diskursit që i është drejtuar gjykatës. E dyta, ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha. Kam konstatuar modelin e Berishës si model ndershmërie dhe institucionalizmi. Besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk do të cënojë kurrë marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA. Reagimin tim ndaj një qendrimi hipokrit të Bashës. Duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit sepse u mbështet tek kërkesa për transparencë. Zoti Basha dhe unë e kemi të qartë. Mendoj se transparencën duhet ta bëjë Basha sepse ka zëra që ndikohet nga Berisha dhe nuk e ka përgënjesashtruar këtë. Basha duhet të flasë publikisht a është shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo janë vendime të tij kjo është transparenca që duhet të bëj Basha,” tha Nishani. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!