Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha “non grata” nga SHBA, vjen reagimi i parë nga PS

schedule14:55 - 19 Maj, 2021

schedule 14:55 - 19 Maj, 2021

Pas vendimit të DASH për të shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij për akuzën e korrupsionit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla mbështet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa shpërndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Lexo edhe: E FUNDIT/ SHBA-të shpallin “non grata” Sali Berishën bashkë me gruan, djalin dhe vajzën

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lexo edhe: “Pasuroi veten, familjen dhe aleatët, tani pengon drejtësinë”: DASH shpjegon pse e shpalli “non grata” familjen Berisha

Përshëndes vendimin e Shteteve të Bashkura të Amerikës????? ndaj Sali Berishës:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”

Sekretari i Shtetit

Antony Blinken

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!