Berisha “Non Grata”, Buzhala: Vendim politik, për të afruar PD me PS

schedule19:39 - 19 Maj, 2021

schedule 19:39 - 19 Maj, 2021

Për gazetarin Berat Buzhala vendimi i SHBA për të futur në listën e zezë ish kryeministrin Sali Berisha është politik.

Në një lidhje direkte për Radar Informativ me Jonida Shehun, Buzhala tha se nuk ka logjikë shpallja “non grata” e Berishës, ku ka tetë vite që ka dorëzuar pushtetin.

Sipas tij, ky vendim i papritur i SHBA ka të bëjë më shumë me faktin e afrimit të PD dhe PS, që duket se Berisha ka qenë gjithnjë kundër.

Pjesë nga biseda:

Jonida Shehu: Pse tani ky vendim?

Berat Buzhala: Arsyet e vërteta do ti mësojmë në shtator kur të krijohet qeveria e re. Unë këtë më shumë e shoh si tendencë amerikane për të afruar PD dhe PS. Efektet e saj janë politike. Isha duke kërkuar në google nëse shpallen kryeministra “non grata” pasi nuk janë më në pushtet. Është absurde një person që është larguar pas tetë vitesh shpallet ‘non grata’ për shpërdorim të fondeve. Është vendim politik që Lul Bashën ta afrojnë me PS.

Jonida Shehu: A po fillon një kapitull i ri në politikën shqiptare?

Berat Buzhala: Nuk e besoj që fillon vendosja e drejtësisë me një person që është 77 vjeç dhe është larguar nga pushteti tetë vite më parë. Deri sot nuk kam dëgjuar që dikush duhet penalizuar për retorikë. Nuk jam aspak i bindur që Berisha po penalizohet për korrupsion por për shkak të mos gatishmërisë së tij që e majta dhe e djathta të bëhen bashkë. Berisha është i fundit që ta stigmatizonte si anti amerikan apo që ka nxitur popullin shqiptar kundër Amerikës. Berisha mbahet mend për krijimin e raporteve të mira me Amerikën. Besoj që në moshën 77 vjeçare do e ketë të vështirë ta rikuperojë këtë dëm që i është shkaktuar. Një rikthim i republikanëve në pushtet gjërat përmbysen. Berisha do të ishte i penalizuar përjetësisht nëse do të akuzohej për lidhje me ISIS ai është penalizuar për shkak të Shqipërisë. Nuk po akuzohet si opozitar, por për kohën kur anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Nuk them që Berisha është i pastër për nga korrupsioni, por cili lider Ballkanin është i pastër? Por kush është Vuçiç që nuk është non grata, as Gruevski që është i arratisur dhe nuk është “non grata”.

Lexo edhe: Kush e ka radhën pas Berishës? Gazetari: Meta ka pasur retorikë më agresive

Jonida Shehu: Cila është arsyeja e vërtetë?

Berat Buzhala: Unë mendoj se arsyeja e vërtetë është afrimi i PS dhe PD. Berisha nuk ka qenë shumë i sigurt se çfarë duhet të ndodhë me hierarkinë e PD. Berisha nuk është person që mund të injorohet lehtë. Heshtja e Berishë flet më shumë se kur flet Lul Basha. Më shumë flet heshtja e tij. Në spostimin e Berishës, e kuptoj që edhe Edi Rama mund ta ketë këtë një rol. Por  vetmja logjikë është çlirimi i PD dhe afrimi me PS. Korrupsioni nuk është logjik. Ai është i fundit në listën e të korruptuarve në Ballkan. Në Shqipëri ka më të korruptuar se Sali Berisha, edhe në Kosovë. Të akuzosh dikë për një tender të vitit 2012 edhe ligji i parashkruan. Berisha nuk është anti amerikan, roli historik i Berishës është pozitiv. Ka kontribuar për çështjen shqiptare. Në Kosovë ka një simpati të jashtëzakonshme.

g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!