Berisha “non grata”, aleati i Bashës: Kam dy fjalë për të thënë

schedule07:23 - 22 Maj, 2021

schedule 07:23 - 22 Maj, 2021

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit, që pak ditë më parë e cilësoi gabim dhe turp diplomatik vendimin e SHBA-së për të futur Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e zezë ka bërë një tjetër postim në Facebook.

Ai shprehet se shpallja e Sali Berishës “non grata” sipas informacioneve “qenka mbështetur në info nga OJQ-të, mediat dhe të dhëna të qeverisë shqiptare” duke i dalë në mbrojtje ish-kryeministrit.

“Te nderuar miq te FB! Kam kenaqesine t’ju them se pak me pare ka ardhur nje njoftim nga Departamenti i Shtetit se shpallja e Berishes si i pakualifikueshem per vize amerikane qenka mbeshtetur ne info nga OJQ-te, mediat dhe te dhena te qeverise shqiptare.

E pabesueshme, per te mos thene me tjeter gje, sepse e thame ne postimin e meparshem !!!

Ne fillim dua te falenderoj te gjithe ata qe me kuptuan dhe mbeshteten !

Kam dy fjale edhe per te gjithe ata pak njerez qe u turren per te me share meqe nuk dine te aresyetojne qete dhe me mend:

A nuk eshte nje nga gjerat me elementare te demokracise se kushdo mund te gaboje pervec Zotit si shembelltyre e persosurise njerezore?

E perse pra, kur gjykohet dicka si e gabuar nuk u dashka shprehur ?!

E perse kur kjo lidhet me ShBA na qenka e padrejte kur vete “zemra” e demokracise amerikane pikerisht kete liri te mendimit mbeshtet dhe larteson ?!

I kuptoj shume mire dhe i pranoj ata qe kane mendim te kundert me mua me argumenta, por nuk mundem te pranoj sharesit dhe shpifësit” shkruan ai.

Sali Berisha vendosi që të padiste për shpifje në një gjykatë në Paris sekretarin amerikan të Shtetit Blinken, pasi sipas ish-kryeministrit të Shqipërisë vendimi për ta shpallur “non grata” nuk bazohet na fakte dhe prova./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!