Berisha nis fushatën anti-Basha, Shano: Dëmton PD, fiton vetëm Rama

schedule12:35 - 13 Shtator, 2021

schedule 12:35 - 13 Shtator, 2021

Anëtari i Partisë Demokratike, Dritan Shano e ka përshkruar si tepër të vështirë situatën në këtë forcë politikë, pasi Lulzim Basha mori vendimin e tij personal për të përjashtuar liderin historik të demokratëve, Sali Berishën.

I ftuar në “ABC Live” me Juli Xhokaxhi, Shano thekson se kjo betejë e nisur mes Bashës dhe Berishës, dëmton PD. Në dukje, Berisha ka nisur fushatën e tij anti-Bashë, ndërsa Shano thotë se bëhet fjalë për përplasje interesash personale mes tyre.

“Jemi në një ditë shumë të vështirë si opozitë. Kjo që po ndodh sot në PD është një lojë e filluar që në vitin 1991 me ndryshimin e parë të satutit të saj që zgjaste mandatit  e kryetarit pa kufi. Kjo që paraqitet sikur është një krizë e PD unë e shoh si derbi personal të Berishë dhe Bashës nga e cila po e pëson PD. Ne kemi një përplasje interesash kryesish personale, njëri mbron karrierën e vet, tjetri vulën,” tha ai.

Më tej, Shano thekson se ai që del i fituar nga përplasja që ka nisur mes Bashës dhe Berishës, është Rama.

“Nuk mendoj se kjo që po ndodh tani mes Bashës dhe Berishës është e panjohur nga ata që kur dashe shpalli “non grata”. Kjo krizë do shfaqet në këto forma. Njëri është i konsumuar dhe tjetri është i dëmtuar. Unë shoh përtej zhurmës së momentit. Kjo luftë mendoj se ai që fiton nuk është as Basha dhe as Berisha, por vetëm Rama. do ketë gjithmonë një lloj guerrilie. Sikur u përmendën edhe më parë metodat e Bashës janë të njëjta me ato të Berishës. Nuk e di çfarë qëndrimi do mbajë elita e Bashës në raport me Berishën. Ata janë njerëz që më shumë se të Bashës janë të Berishës. Por interesi i lojtarëve në fushë, që është edhe Rama, është se nga kjo luftë që do vijojë të dalë i fituar Basha. Kanë filluar ato shkrimet që mbushin opinionin, që duan ta shfaqin si distancim të Bashës nga Beriha. Nuk është e vërtetë Basha është larguar nga Berisha si person, por jo si metodë,” deklaroi Shano. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!