Berisha nën hetim për korrupsion, Kryemadhi: Është i përndjekur politikisht

schedule19:27 - 30 Tetor, 2023

schedule 19:27 - 30 Tetor, 2023

Sali Berisha është nën hetim për korrupsion, në lidhje me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”, por Monika Kryemadhi mendon se ish kryeministri po përndiqet politikisht.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, deputetja e Partisë së Lirisë deklaroi për gazetarët se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, është i burgosur politik.

“Unë fletëthirrje kam pasur shumë nga SPAK dhe këto kanë qenë të lidhura me inceneratorin e Tiranës, të Fierit dhe rë Elbasanit, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm për atod enoncime dhe padi që kam ngritur unë. Nuk kam ndonjë probloem edhe për çështje të tjera, edhe për operacionet plastike pres që të më thërrasë SPAK. Nuk jam thirrur për këtë gjë, as për çështjen e lobimit. Për mua, Monika Kryemadhi, Arbër Malltezi është i buregosur politik, Sali Berisha është i ndjekur politik. Loja politike që përdoret, për mua është shumë e shëmtuar.

Nuk krijon ndonjë efekt, krijon terror psikologjik te bizneset dhe qytetarët. Janë 16 pronarë, pse duhet të arrestohet njëri dhe jo 16? Metodologjia që është përdorur, është që persona të cilët kanë precedentë penalë, bëjnë padi për njerëz të tjerë dhe kanë për detyrë t’i hetojnë dhe t’i çojnë deri në fund. Procedurat, nuk mendoj se është problem i SPAK, është problem i mosfunksionimit të shtetit”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!