Berisha: Në selinë e PD ka banda të armatosura, kanë kërcënuar demokratët me armë

schedule15:48 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 15:48 - 13 Dhjetor, 2021

Sali Berisha dhe kryetari në detyrë i FRPD Belind Këlliçi nga selia e PD kanë denoncuar se disa mbështetës të ish-kryeministrit janë kërcënuar me armë në selinë blu.

Këta të rinj njoftojnë se erdhën dhe i kërcënuan me armë. Këta thonë erdhën e na kërcënuan këtu. Demokratët nuk ndihen të rrezikuar por ata që merren me banda kriminale. Ata që e kanë bërë do të përgjigjen shumë rëndë. Gjithçka po bëjmë për ta ringritur këtë seli në bazë të vlerave. Ky është një akt shumë i shëmtuar, Belind ku janë ata? Basha ka mbushur selinë me banda të armatosura. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar. Të rrezikuar janë ato që lozin me bandat kriminale. Të fusin ë në selinë njerëz të kërcënojnë të rinj është një krim i shëmtuar. Atë që e kanë bërë do përgjigjen. Gjithçka po bëjmë është për ta ringritur këtë selinë bazuar në vlerat.“, tha Berisha.

Prania e Berishës në selinë blu ka shkuar momente tensioni. Ka qenë Këlliçi ai i cili ka deklaruar se ka parë njerëz të armatosur në seli, teksa ka denoncuar në polici vjedhjen e zyrës së tij, duke thënë se i janë marrë dokumente me vlerë. Duke iu referuar fjalëve të Këlliçit, Berisha tha se kjo është e turpshme, ndërsa akuzoi Bashën se sipas tij  e ka mbushur selinë me banda të armatosura. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!