Deklaratën e ish-liderit historik të PD-së Sali Berisha që la të hapur mundësinë për rikthim në krye të partisë, analisti Neritan Alibali e përktheu si mbështetje për kandidatët që janë “produkte” të qeverisjes së tij, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Alilbali deklaroi në “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo se këta dy kandidatë dolën më pak të votuar se Agron Shehaj që konsiderohet si produkt i Bashës, duke treguar kështu sipas tij epërsinë e kryedemokratit përballë Berishës.
“Unë mendoj që Basha qëndroi konsistent gjatë fushatës për kryetar partie duke kërkuar unitet dhe bashkim. Personalisht kam menduar që Basha do të fitonte. Por unë kam dashur të shoh me sa përqind do të fitonte. Sa vota do merrnin kandidatët për të parë pozicionet brenda partisë.
Ndërsa të tre do merrnin 30-40%, Basha do kishte një problem shumë të madh që mund të krijonte forca përplasëse dhe ndarëse duke krijuar largime nga PD. Dy nga kandidatët janë produkte të Berishës që janë Harxhi dhe Kadilli. Shehaj është produkt i Bashës. Deklarimi i Berishës ka qenë një deklaratë për të mbështetur kandidatët që janë produkte të tij”, tha Alibali.
Alibali shpjegoi qëndrimet e mbajtura nga Berisha në vite duke analizuar reagimet që erdhën pas deklaratës për t’u kthyer në krye të PD-së.
“Menjëherë Edith Harxhi deklaroi se e kishte kërkuar Berishën që në vitin 2017.Basha e ka fituar këtë garë në raport me Berishën. Nëse mbledhim rezultatin e kandidatëve që janë produkte të Berishës janë më pak se votat e Shehajt. Përqindja që mori Agron Shehaj tregon 15% janë për të ndryshuar lidershipin e partisë por jo për një person të prodhuar nga Berisha. Basha ka një përqindje të madhe besimi në PD në raport me Berishën. Berisha në vitin 2017 nuk mbajti asnjë qëndrim. Ishte asnjëanës përballë kandidatëve. Qëndrimi i Berishës duke filluar në një moment të rëndësishëm të fushatës se mund të kthehet në krye të PD-së. Ai ka deklaruar kurrë mos thuaj kurrë”, deklaroi ai. m.v/abcnews.al