Berisha në arrest shtëpie/ Gjokutaj: Për ndalimin e komunikimit duhej autorizim nga Kuvendi

schedule13:02 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 13:02 - 30 Dhjetor, 2023

Në përfundim të seancës plenare, mbrojtësi ligjor i ish kryeministrit tha se përfundimisht u pranua kërkesa e SPAK.

“Përfundimisht u pranua kërkesa e SPAK, mbetet arrest në shtëpi dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Kërkesën e depozituam dje me postë, gjykata nuk u shpreh për ta pranuar ose jo.

Shqetëuese është fakti që ky vendim shoqërohet me ndalimin e komunikimit për një deputet. SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga kuvendi për kete masë. Gjykata do japë një shkurtim vendimi, ekzekutimin e bën SPAK. Vendimi ishte i thatë, komunikim vetëm me familjarët në banesë.

Berisha ndodhet në banesë. E specifikoi në mbikëqyrje policore, kaq ka dhënë. Kjo është ekstraligjore, asnjëherë arresti i shtëpisë nuk shoqërohet me mbikëqyrje.” tha Gjokutaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!