Berisha në ABC News: Shqipëria u shndërrua në vendin e bixhozit

schedule20:25 - 18 Tetor, 2018

schedule 20:25 - 18 Tetor, 2018

Ish-Presidenti i vendit dhe ish-Kryeministri, Sali Berisha, i ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News, ka nisur bisedën e tij me gazetaren Mirela Milori me temën e ditës së sotme në parlament, ku u diskutua për mbylljen e pikave të basteve sportive.

Në këndvështrimin e ish-kreut të vendit, kryeministri Rama e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e bixhozit.

“Së pari beteja e tij me bastet është aq serioze sa ç’është beteja e tij me drogën. Pasi e shndërroi Shqipërinë në Kanabistan e Kolumbi të drogës bëri be se do luftonte drogën, jo vetëm që nuk e luftoi po droga po e rrënon këtë vend.

Preferoj ta quaj Industria e mëkatit. Ky erdhi me zotimin se do i shkatërrojë, filloi betejën, mori llokmat gjatë betejës dhe nga 910 pika që ishin në 2013 sot janë 4100 pika të regjistruara dhe shqiptarët e kanë të qartë sesi Xhafaj për llogari të Geronit mbajti ligjin e lojërave të fatit 8 muaj në parlament. Shqiptarët e panë sesa u ulën taksat për pronarët e lojërave të fatit 4- 5 muaj më parë. 4 mijë pikët e basteve janë punësimi nr 1. Shqipëria u shndërrua në vendin e bixhozit”.

Për Berishën, loja e bixhozit me celular po shkatërron shqiptarët, duke bërë që Shqipërinë ta hanë bastet në një kohë të shkurtër.

“Loja e bixhozit me celular pra ky po shkatërron nëse do fillonte me 1 mije lekë tani fillon me 200 euro dhe Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë të shkurtër. Ai do e zhvendosë këtë biznes në telefonat inteligjentë”.

Me këtë mënyrë sipas Berishës, Rama po e monopolizon në duart e vëllait të vet dhe Partisë Socialiste.

“Po krijon dhe monopolizon në duart e të vëllait të vet, Gjushit, Gazmend Hoxha, do i them Gaz Rama dhe kanë gjet ca emra turq, qipriot .

Atij i kanë dërguar me qindra mesazhe, se po i mërr si familje lojërat e fatit. Unë kam qenë për politikë kufizuese. Unë nuk jam i ekstremeve, por për politikë kufizuese, ndërsa këta morrën politika nxitëse e kthyen në një epidemi. Lojërat e fatit i merr familja Rama dhe Partia Socialiste e tij”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!