Ish-kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi deklaroi se Sali Berisha ka akuzuar të gjithë se po i shërbejnë Edi Ramës, por ai me Kodin Zgjedhor, i fali kryeministrit të paktën 6 deputetë.
Elezi shtoi se Ilir Alimehmeti mori vota, por nuk ka mbajtur qëndrim në PD, teksa e cilësoi falsifikator Gazment Bardhin.
“Kur Sali Berisha del dhe bërtet që gjithë organizimet e tjera politike janë të shitura te Edi Rama dhe ka rrjetin e vet dhe a akuzon të shitur te Edi Rama, edhe formacioni ku kam qenë unë dhe Kthupi, me në jrye Dashamir Shehi, është sulmuar se i shërben Edi Ramës. Ky vetë miraton Kodin Zgjedhor, i ka dhënë Ramës të paktën 6 deputetë. Ky del e bërtet, i ka të githa mjetet, kanalizon votat antiRama, më shumë vota të PD, janë vota antiRama, duan të shprehin mllefin ndaj qeverisë së korruptuar diku. Kur shohin formacion të vogël, do shkojnë atje se nuk ka ku shkon tjetër, i ke dhënë dy alternativa të mëdha, PS dhe PD. Ku i ka marrë? Në këtë kanal del e merr vota Jorida. Kjo nuk është shumë morale dhe shumë fair në politikë.
Ti mund të thuash Alimehmeti ka marrë 20 mijë vota, por do e kishte provuar veten si politikan nëse kishte qëndrim brenda PD. Ia vodhën votat dhe shkon e përqafon Belind Këlliçin. Ne jemi kundër këtyre kompromiseve. Kur sheh që çfarë ka ndodhur me Gaz Bardhin, i cili për mua, duhet të ishte që në 18 dhjetor, falsifikator. Këto kanë kryer vepër panele. Është çështje që po kryhet akt tradhtie kombëtare. Po sumojnë demokracinë sa herë që veprojnë. Këta po i bëjnë sfidë parimeve të demokracisë”, theksoi ai./abcnews.al


