‘Berisha mungoi në mbledhje, është i zënë me revolucionin’/ Minxhozi: Teza e bashkimit kombëtar e gabuar dhe joproduktive

schedule18:53 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 18:53 - 20 Dhjetor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në ‘Tirana Live’ u shpreh se teza e bashkimit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është e gabuar.

Ai komentoi gjithashtu mungesën e Berishës dhe anëtarëve të tjerë të PD ku theksoi se janë të zënë me punët e revolucionit.

Unë mendoj që të flasim për bashkim kombëtar është e gabuar, joproduktive. Ka 5 shtete europiane që nuk e njohin Kosovën, ka shumë shtete të rëndësishme dhe janë anëtare të institucionit kryesor ndërkombëtar që mezi presin që Kosova dhe Shqipëria t’i futen kësaj retorike dhe ta shesin këtë gjë si ëndrra e vjetër e Shqipërisë së Madhe, të fillojnë të na dëmtojnë që duam të ndryshojmë kufijtë.

Formula që do të bashkohemi në Europë siç e deklaroi dhe Rama, është një formulë e vjetër që bën punë është korrekte dhe nuk lë vend për keqkuptime. Unë mendoj që Shqipëria dhe Kosova janë larg bashkimit kombëtar,është një aspiratë që duhet respektuar, por është joproduktive ta artikulosh në këtë moment.

 Berisha, Noka dhe Basha e dinin se cilët do ishin oratorët dhe nuk e durojnë dot që të mos jenë oratorë dhe të jenë këta që do flisnin ata që ata do të ishin të detyruar t’i dëgjonin.. Aludimet që mund të bëjmë janë të shumta .Kjo besoj është arsyeja më e dukshme.

Ata janë të zënë dhe me punët e revolucionit këtu, duan të mbledhin njerëzit për protestën dhe ndoshta i dukej një gjë e panevojshme kjo puna e parlamentit në Prishtinë. “ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!