Berisha mesazh Vuçiçit: Nuk je i mirëpritur në Tiranë, sapo PD të vijë në pushtet hedh poshtë “Ballkanin e Hapur”

schedule18:01 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 18:01 - 20 Dhjetor, 2021

Projekt të Boegradit që synon hegjemoninë serbe në rajon, e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha nismën “Ballkani i Hapur”. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Berisha u shpreh Vuçiç dhe Rama kërkojnë të asgjsojnë pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është një protestë kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnje Hercegovina, Ml i Zi dhe Kosova. Është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Një projekt që nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë. ne jemi kundër sepse bie ndesh në mënyrë flagrante me interesin tonë kombëtar. Ky projekt në fillimet e trij ky projekt rindërtoi hartat e rajoni duke fshirë Kosovën.

Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse Ballkani i Hapur është projekti me të cilin Vuçiç dhe Edi Rama kanë rrethuar Kosovën dhe kërkojnë ta asgjësojnë pavarësinë e saj.

Fajet sipas këtyre aventurierëve i ka Evropa. Se Evropa sipas këtyre dhe jo këta dhunojnë të drejtat e qytetarëve të këtyre vendeve. Dhunojnë opozitat e këtyre vendeve. Protesta jonë është për vokacionin perëndimor të Kombit Shqiptar”, u shpreh ish-kryeministri.

Më tej Berisha iu drejtua Vuçiçit duke i thënë se nuk do të jetë asnjëherë i mirëpritur në Tiranë si udhëheqës i “Open Ballkan”. Berisha u zotua se sapo PD të vijë në pushtet do të hedhë poshtë këtë nismë.

“Vucic ka ardhur këtu si udhëheq i Ballkanit të Hapur, i tillë nuk do jesh zotëri kurrë i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo. Sepse nordi yt është Moska sepse prapa nismës tënde qëndron ideja e serbomadhnisë, qëndron përpjekja për ta shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Sot Serbia e Vucicit edhe më shumë se ajo e Millosheviçi është shndërruar në Rusia e vogël. Në të vërtetë Rusia e vogël është rrezik për stabilitet.

Por protesta jonë sot është protesta e mbarë njerëzve të qytetëruar në Evropë dhe në botë, të cilët nuk pajtohen kurrë me gjenocidin dhe krimeve kundër njerëzimit. Sepse ata të cilët mohojnë gjenocidet mbeten në fazën e egërsisë njerëzore. Ndaj dhe kjo protestë e para e këtij lloji ka dimensione të shumta. Në emër tuaj dua të deklaroj sot se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet sapo PD të jetë në pushtet’,-deklaroi Berisha. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!