Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Me SHBA-në jemi miq, por demokratët nuk blihen me viza si indianët me pasqyra

schedule18:25 - 2 Nëntor, 2021

schedule 18:25 - 2 Nëntor, 2021

Sali Berisha mbrëmjen e sotme nga “Foltorja” në Kamëz sulmoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ai tha se populli ia preu biletën. “Maqedonia ia preu biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë në “mollë sherri” mes Bullgarisë dhe Serbisë.

Ky vrapoi drejt Beogradit njëlloj sikur të ishte i biri i Pashiçit. Zhvillimi i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros Ballkani i Hapur aty dhe “vdiq” 2 ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë” tha Berisha.

Sali Berisha ka replikuar disa herë me ambasadoren amerikane në Tiranë pasi u shpall “non grata” nga DASH, ndërsa sonte u shpreh se Shqipëria do të qëndrojë partnere e denjë e SHBA-së, por theksoi se askush nuk mundet që të blejë demokratët me viza si Kolombi, indianët me pasqyra.

Foltorja jonë është kthyer në burim shprese për qytetarët, por në fakt ka lemeritur pushtetin, që bëjnë gjithçka për ta etiketuar.

Një qytetar nga Gjirokastra, minoritar më shkruan një mesazh. “Z.Berisha këtyre që na vendosin etiketa, thuaji këtyre se ne që mblidhemi në “Foltore” jetojmë me djersën e ballit tonë.

 Ndaj edhe ne Partinë Demokratike që Edi Rama e ktheu në një shtojcë të partisë së tij do ta ngremë më fuqishëm se kurrë. Dhe do ju themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush.

Nuk mundet kush kurrë kësaj partie t’i diktojë se kush do jetë kryetari i saj përveç votës tuaj. Nuk mund kush kurrë të imagjinojë të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët demokratët e Shqipërisë. Kurrë nuk do të ndodhë ajo.

Ne do qëndrojmë si partnerë të denjë, miq të vërtetë të SHBA-ve dhe BE-së, do të qëndrojmë besnikë të vokacionit perëndimor të kombit tonë. Ne jemi historia e Shqipërisë së lirë. Askush nuk ka të drejtë të jetë më krenar se ne” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!