Berisha me padagogët: Sistemi arsimor në Shqipëri u godit nga qeveria, ka buxhetin më të ulët në rajon

schedule18:00 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 18:00 - 21 Dhjetor, 2022

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me pedagogët ka akuzuar qeverinë se ka goditur rëndë sistemin e arsimit të lartë në vend.

Sipas Berishës sistemi Universitar në vend mund të funksionojë si i pavarur, por u godit rëndë nga qeveria në momentin që u caktua rektori.

Ai tha se një tjetër vendim që penalizoi arsimin e lartë ishte dhe vendimi për të bllokuar mbrojtjen e gradave shkencore.

Mblidhemi në një moment kur kjo qeveri me në krye Edi Ramën, me vendimin e fundit, po i jep një ‘colpo di gracia’ universiteteve, arsimit të lartë në Shqipëri.

I nisur nga një refleks armiqësor ndaj arsimit të lartë, trupës pedagogjike, e studentëve, në këto vite të qeverisjes, universitetet e vendit kanë pësuar ndryshime të rënda, në çdo aspekt të tyre.

U godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë, të përmbushë misionin e tij. Shprehje e goditjes së lirisë akademike janë të shumta, por ata kulmuan kur Edi Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të Tiranës, rektorin e universitetit. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë të paktën 3 shekujt e fundit.

 Ky akt dëshmonte se cili është koncepti i tij për universitetin. Ky akt nuk ishte i shkëputur, por i shoqëruar me vendosjen e Komisarëve në bordet universiteteve. Ky akt u shoqërua nga vendimi për të bllokuar mbrojtjen e gradave shkencore në universitete publike.

Ky vendim shënonte ndërprerjen e veprimtarisë kërkimore shkencore të këtyre institucioneve, të atij aktiviteti që përbën oksigjenin e zhvillimit të tyre. Ky akt u shënua me rënien dramatike të buxhetit për kërkimin shkencor.

Shqipëria ka një buxhet për kërkimin shkencor 10 herë më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Kjo ishte një praktikë ‘brain draining’ për universitete tona.

Çdo pedagog që kishte një projekt, ëndërr për ta shndërruar në realitet nëpëmjet kërkimit shkencor, kishte të drejtë të kërkonte diku një strehë tjetër për realizimin e projektit të tij. Nuk u financua, nuk u konsiderua që ju të realizonit projektet tuaja shkencore, por përkundrazi u bë gjithçka që ju të largoheni. Ata studiues që kishin një projekt shkencor, ata nuk kishin më asnjë financim, asnjë mundësi.

Ky qëndrim ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për universitetet tona. Të konsolidosh një universitet dhe ta bësh atë konkurrent është shumë e vështirë. Në një botë të hapur, ku konkurrenca është ligj i saj, duhet shumë mund e mençuri. Por u punua në të kundërtën”, tha Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!