Edhe tre ditë na ndajnë nga protesta që do të organizojë opozita përpara Kryeministrisë. Lidhur me këtë protestë në studion e emisionit “Byro Politike” ish-kryeministri Sali Barisha, i bëri thirrje Ramës që atë ditë të qëndrojë në zyrë.
“Në mënyrë absulute kjo opozitë nuk do tërhiqet para asgjëje, para se të kthejë votën e lirë. Edi Rama faktoi se nuk di të bëjë zgjedhje. Tani ose do ulin qafën opozitarët dhe do thonë jemi fasadë ose të ngrenë kokën dhe më çdo çmim do kthejnë votën e lirë. I bëj thirrje Ramës që të qëndrojnë në zyra dhe ta vlerësojë në mënyrën më serioze”.
Nga paneli gazetari Alfred Lela i tha se ka informcione se Rama do të ikë në Vlorë. Por Berisha iu përgjigj duke i thnë se kjo është një mbathje dhe u bëri thirrje vlonjatëve që ta përzënë Ramën drejt Tiranës.
“Është një mbathje dhe u bën thirrje vlonjatëve ta kthejnë në Tiranë. Po qe se protestojnë para zyrës tënde duhet të shkojë në zyrë. I them të rri në zyrë dhe u them vlonnjatëve që ta kthejnë në zyrë”.
I pyetur se çfarë kërkon opozita me qeveri tranzitore Berisha u shpreh se:
“Në vitin 2019 jemi në këtë situatë dhe opozita nuk mundet në mënyrë absulute të shkojë drejt zgjedhjeve me Edi Ramën. Opozita nuk po punon për ekzistencën e saj. Partia Socialiste duhet të paguajë faturën. Qeveri tranzitore do të thotë një qeveri e cila ka mision kryesor pregatitje e kushteve për zgjedhje të lira dhe zbardhjen e plotë e dosjes 339. Po nuk u bënë këto Shqipëria do të shkjë nga e keqja në zi. Shqiptarët janë prekur aty ku nuk duhej të ishin prekur”.
I pyetur se në çfarë pike do të shkojë protesta opozitare ish-kryeministi është shprehur se:
“Nuk jam në dije për qëllimet e thella të opozitës por unë them një gjë që kjo opozitë duhet të zgjidhë çështjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë nuk jam në brendësi dhe mesa kuptoj mesazhi i zotit Basha, është se do të jetë zëri i qytetarve sepse janë ata që janë dhunuar në shkallë ekstreme. Basha nuk po shkon në këtë protetsë me një fjalim. Lulzim Bsha thotë qeveri për zgjedhje të lira”./abcnews.al