Berisha: Mbyllja e kolegjit të vajzave “Mehmet Akif” dhe e kopshtit, një akt çnjerëzor

schedule12:31 - 23 Shtator, 2022

schedule 12:31 - 23 Shtator, 2022

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me urdhrin e MAS për mbylljen kopshtit të kolegjeve “Turgut Ozal” në Tiranë si edhe VKM-në për mbylljen e kolegjit të vajzave “Mehmet Akif” duke i cilësuar këto vendime se çnjerëzore dhe jashtë çdo logjike.

Berisha tha se para se të firmoste këto urdhra, Rama duhet të mendonte sikur në ato shkolla kishte fëmijët e tij.

Edi Rama ke mbyllur një kopësht ku janë 255 Zaho dhe ti të kesh turp që kë bërë diçka të tillë. Një akt të tillë ndaj fëmijëve nuk mund ta ndërmerrte askush. Rama ka treguar se është i aftë për çdo lloj akti.

Është një kopsht model ai. Ta mbyllesh një kopsht të tillë se përkulesh për shkak të lidhjeve të tua, ky është akti më i shëmtuar. Rama duhej të mendonte 255 herë, si për fëmijën tënd para se të ndërmerrje një hap të tillë”, tha Berisha duke shtuar se këto janë ndër shkollat më të mira në vend.

E njëjta gjë themi për kolegjin Mehmet Akif. Është një ndër kolegjet më të mira. Problemet e Turqisë nuk duhet t’i importonim këtu. Kjo që ndodh është një akt i pashembullt. Të zbresë një kryeministër dhe të mbyllë një kopsht, është një akt çnjerëzor”, theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!