“Berisha kërkoi t’i njihen disa merita Enverit”, Kadilli: PD kishte një raport të keq me të vërtetën që kur u themelua

schedule21:01 - 1 Maj, 2024

schedule 21:01 - 1 Maj, 2024

Për ish kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, kjo forcë politike pati një raport të keq me të vërtetën që kur u themelua.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se Berisha ka kërkuar që t’i njihen disa merita ish diktatorit Enver Hoxha.

Pjesë nga diskutimi

Kadilli: Ndarja me ngjarje të tilla, që ka qenë një konfuzion shumë i madh në atë ngjarje. Vetë e kam përjetuar nga këndvështrimi i njeriut që nuk isha dakord me dhunën që ndodhte mbi institucionin. Kujtoj kam qenë në telefon me një nga miqtë e mi, mbështetës i PS, dhe i thash me këtë që bëri sot Edi Rama karriera e tij politike mori fund, u shkatërrua. Ndërkohë pashë që u rrëzua dikush aty, dhe i kam thënë në telefon, Ervin Çuli ka qenë i kam thënë që nëse ai që ra aty është vrarë, kjo kthehet përmbys sepse vrasja do mbahet mend. Në dy tre javët e para të gjithë flisnin për dhunën mbi institucionet, për 21 janarin do mbahet mend vrasja, vrasja është e parikuperueshme. Xhamat, dyert vihen rregullohen, problem mbetet humbja e jetëve njerëzore. Dhe ne në politikë, për fat të keq, vijojmë bëjmë një politikë nekrofile. Ne e përdorim 2 Prillin, si PD sa herë na duhet që të gjejmë një motivim për t’iu kundër vënë pushtetit të PS, i referohemi edhe pas 33 vitesh. Njëjtë e përdor edhe krahu tjetër, gjë që unë nuk e pëlqej. Ndahem kategorikisht me vrasjet. Vrasja është e pafalshme.

Folët për bashkëfajtorë e bashkëvuajtës, unë jam viktimë e komunizmit, si mund të quhem bashkëfajtor, për cfarë jam bashkëfajtor? PD kishte një raport të keq me të vërtetën që kur u themelua, shumë nga ata që ishin në kryesi, përjashto Trakon, kanë qenë me teser partie në xhep një apo dy muaj pas, as nuk i dorëzuan. Kur kam dëgjuar incizimin e famshëm mes Ramës, Berishës, të ndjerit Azem Hajdari dhe Sali Shijaku, janar i 1991 niveli politik i tyre ishte shumë më i ulët se i qytetarëve në rrugë, ishte mizerabël. T’i njihen ca merita Enverit, thoshte Berisha. Pra, ishte demokraci e negociuar, nuk ka qenë demokraci e ndershme. Ky është guri i themelit i vënë keq. Dhe kur guri i themelit vihet keq, kështu do vijojë. Ndaj u mbajtën larg të persekutuarit, që kishin një bindje politike, një formim për ide për besime.

Hani: I njëjti fenomen ka ndodhur në historinë e SHBA. Kenedy është sjell si republikan. Janë fenomene të njohura, Kenedy i referohej të vërtetës. Duhet të bëhemi pak social, të sakrifikosh dicka nga e jotja që ai nesër ta gëzojë. Melonit iu deshën 11 vjet të vijë në pushtet, pa kompromise. Erdhi në pushtet vetëm në bazë të së vërtetës. Duke denoncuar të qena e të paqena të BE, të politikës italiane. Erdhi në pushtet në bazë të së vërtetës. Nuk më intereson ajo që po bën tani në pushtet. Me rëndësi është që PD të njohë të vërtetën, të bëjë të sajën, të rishpikë vetveten, të gjejë doktrinën dhe pastaj të lerë njerëzit të gjykojnë. E kam bindje, nuk është e rëndësishme pushteti në vetvete, por çfarë aleternative u ofron njerëzve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!