Krahas ultimatumit për të lëshuar zyrën më datë 5 janar, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një paralajmërim të fortë ndaj Lulzim Bashës nëse nuk zgjedh të bëjë sipas kërkesës së tij.
Përballë Adi Krastës në “Syri TV”, Berisha tha se Basha do të përballej me pasoja nëse i rezistonte sipas tij vullnetit të demokratëve.
“Lulzim Basha shpërbëi opozitën në Shqipëri. Nuk di të tjerë që të jenë për një opozitë false. Basha në parti ka 5-6 përqind, nuk ka mbështetje. Lulzim Basha është peng dhe kur je peng, të diktojnë çdo qëndrim dhe nuk të lenë të marrësh asnjë përgjegjësi. Ai e ka të qartë se 2000-ja nuk është 5000. Ai detyrohet të mbushë sallën me punonjës të instituteve, që nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ai dhe Rama kanë marrë peng pluralizmin politik në vend.
Një pakicë që vihet kundër shumicës është bandisteske ose terroriste. Prapa meje qëndron shumica e demokratëve. Anëtarësia e ka shkarkuar Bashën, sepse anëtarësia është përmbaruesi.
Anëtarësia i thotë se zyra nuk është e juaja, por do administrohet nga Komisioni, ju jeni thjesht deputet. Unë iu bëj thirrje njerëzve që janë me Bashën, që të ikin nga ai”, deklaroi Berisha. /abcnews.al