Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e së premtes se ka prova se selia e Partisë Demokratike nuk do të dorëzohet pa u derdhur gjak. Berisha u shpreh se disa prej zëdhënësve më të afërt të kryedemokratit Lulzim Basha janë ata që e kanë bërë këtë paralajmërim.
Berisha tha se i kishte provat në telefon ndërsa shtoi se zyrtarë të PD-së kanë bërë kërcënime deri në stadin ku paralajmërohet se nesër do kishte viktima.
“Kemi dokumente ku zëdhënësit më të afërt të Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon. Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD-së.” /abcnews.al/