Spali pret Parmën në shtëpi, ndeshje që nis në orën 15:00. Vendasit renditen në vend të parafundit me 3 pikë dhe do të kërkojnë fitoren e dytë në kampionat përballë ekipit emilian.
Etrit Berisha pritet ta nisë si titullar me Spalin, ndërkohë që ka dhënë një prononcim të shkurtër për Sky Sport përpara ndeshjes së sotme. Gardiani shqiptar tregon problemin e madh të ekipit dhe pse pikët në renditje janë vetëm tre.
“Në shumë ndeshje kemi bërë mirë, por kemi gabuar në disa raste. Mendoj se na ka munguar pak vetëbesim për të siguruar ndonjë pikë më shumë”, thekson portieri i Spalit dhe kombëtares shqiptare. /abcnews.al