“Berisha ka urdhëruar vrasjen e një avokati”/ Beqiri: Bashkëpunonte për trafik droge me Shkëlzenin dhe Saliu e kuptoi

schedule23:43 - 18 Mars, 2025

schedule 23:43 - 18 Mars, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e një avokati.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se avokati, bashkëpunonte për trafik droge, me Shkëlzen Berishën.

Beqiri shtoi se kur Berisha e kuptoi, urdhëroi vrasjen e avokatit.

“Është vrarë ai avokati sepse bënte trafik droge me Shkëlzen Berishën. Për t’u mos u turpëruar djali, u vra avokati. Ka bërë krime dhe duhen dërguar në SPAK. Një krim makabër është edhe vrasja e 3 Haklajve. Do ia dëgjoni krismën këto ditë. Ka eleminuar të ndjerin Gjon, nuk po ia them mbiemrin. Gjoni i shkretë e kishte mik Sali Berishën. Nuk e kurseu. Në Morinë, i mori eksortë serbe dhe e priti në Mitrovicë. Të nesërmen, Saliun e mori milicia serbe. Gjoni ishte anëtar i PD. E grisi Gjoni tesën dhe i tha nuk jam tradhtar. Në 2001, Gjoni u ekzekutua. Është vrasës Saliu”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!