Berisha ironizon Ramën për plagosjen e e Kërtushës në Durrës: Plumbi është “vota” e PS-së

schedule20:15 - 17 Maj, 2022

schedule 20:15 - 17 Maj, 2022

Gjatë turit elektoral në Durrës për postin e kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi ndër të tjera plagosjen me armë zjarri të ish-kandidatit të Partisë Socialiste, Ardit Kërtusha ditëm e djeshme jashtë ambienteve të lokalit të këngëtarit të njohur Noizy në Durrës.

Me ironi ndaj qeverisë, Berisha tha se PD ka në bazë votën e lirë, ndërsa Partia Socialiste ka plumbin, duke iu referuar ngjarjes së djeshme.

“Një zyrtar i Partisë Socialiste më thoshte që dëgjoi me vëmendje ‘nuk u besova veshëve për atë që thoshte Edi Rama’. Pyeta se për çfarë bëhej fjalë, kryetarët do i caktonte komisioni pa votë. Në fakt ai nuk thoshte, por pas dy ditësh u provua që do i caktonte edhe plumbin, jo në zarf, por edhe drejt tij, siç ndodhi me Kërtushën këtu. Kjo është vota që ka PS. Këtë rast, kjo situatë e krijuar në PS, reflektohet në shoqëri. Ne u shndërruam në një komb që ecën duke shkelmuar mbi dinjitetin dhe votën e lirë. Jam dakord që është përgjegjësi e jona dhe e demokratëve. Jo, ne sot s’do e tolerojmë,” tha Berisha nga Durrësi.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot  në kuadër të  turit elektoral të Sali  Berishës, i cili  kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Zgjedhjet për kreun e PD-së  do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.

/abcnews.al/