Ish-kryeministri Sali Berisha teksa kërkoi që vendimet në parti t’i marrin strukturat dhe jo kryetari solli një shembull të vitit 1991 kur Azem Hajdari u shkarkua sipas tij për një shpifje nga komisioni që drejtonte. Berisha u shpreh se kishte kërkuar që kjo të zhbëhej pasi shpifjet ndaj tij nuk qëndronin. Kjo shtoi ai, u zgjidh me votë nga aktivi kombëtar.
“Të njëjtën gjë ka thënë edhe kongresmeni për vendimin që ka marrë ndaj Sali Berishës. Një njeri thotë që kemi bërë hetim dhe nuk kemi gjetur prova për korrupsion. Asnjë dokument nuk kanë çuar. A mund të pranoj unë një dënim politik. Kurrën e kurrës.
I ftoj strukturat e partisë demokratike. A jeni ju për t’u shkelmuar nga kryetari apo do i tregoni vendin kryetarit. A jeni ju anti-amerikan apo është kryetari një peng sharlatan. Pse nuk vjen kryetari te ju le të vijë.
Kemi pasur në shkurt të 91-in një dramë. U bë një puç me të ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Imanin ishim në takim në presidencë. Kur u kthyem morën vesh që Azem Hajdarin e kishin shkarkuar nga drejtimi I komisionit. Për një shpifje e kishin shkarkuar.
Thashë si mund të bëhet kjo në mungesë të tij,. I thashë kjo do zhbëhet. E zgjidhëm me votim. Mblodhëm aktivin kombëtar, Të gjithë kryetarët dhe sekretarët dhe shkuan në votëbesim. Vota juaj është ilaçi. Është anti doti i kësaj krize që na u krijua nga armiqtë tanë. Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha”, tha Berisha. m.v/abcnews.al