“Berisha, i refuzuar nga shqiptarët”/ Bejko: PD i duhen njerëz të rinj, Berishës i dha çdo gjë

schedule19:24 - 23 Prill, 2023

schedule 19:24 - 23 Prill, 2023

Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, Roland Bejko u tha demokratëve se PD i ka dhënë çdo gjë Berishës dhe është momenti për njerëz të rinj në këtë forcë politike.

Sipas tij, kreu i Foltores është refuzuar nga 70 qind e shqiptarëve.

“E shikoj veten në një mision sepse nuk përfaqësoj thjesht qëllimet e mia, interesat e mia personale apo intresat e mia të karrierës. Unë përfaqësoj këtu, jam i bindur të gjithë demokratët që rezistuan këtë 1 vit e gjysmë, të një sherri të madh që është futur brenda Partisë Demokratike, për arsye personale të një njeriu, që duhet ta kuptojnë që i kemi bërë të gjitha për të.

U bë kryeministër, u bë president, u bë kryetar partie, u bë prapë kryeministër. Ka mbaruar historia për dikë dhe duhet të fillojë një histori e re për të tjerët. Kur futesh aty ku nuk të takon, ti konsumon kohën e të tjerëve dhe pengon një gjeneratë të re që të marrë fatet e vendit dhe të ecë përpara. Në këtë situatë është Partia Demokratike, në këtë situatë është Shqipëria. Sali Berisha është i refuzuar nga shumica e shqiptarëve, mbi 70% e tyre nuk e duan, në të gjitha sondazhet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!