Berisha i publikoi foton me hashash, Tahiri i përgjigjet: Nuk më zhgënjen kurrë

schedule15:48 - 4 Gusht, 2020

schedule 15:48 - 4 Gusht, 2020

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë në vëmendjen e mediave përgjatë ditëve të fundit për shkak të udhëtimit të tij në disa zona në jug të vendit, të cilin ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij.

Kjo “arratisje” e tij e shkurtër teksa është në pritje të drejtësisë, nuk i ka shpëtuar as ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit ka ndarë foton e tij të përpunuar, ku pas tij janë vendosur disa bimë Hashashi.

Por ky komenti i tij nuk ka qenë surprizë për ish-ministrin i cili ka ripostuar foton bashkë me komentin në profilin e tij.

“Vetem ky s’me zhgenjen kurre”, shkruan Tahiri krah fotos./abcnews.al