Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë në vëmendjen e mediave përgjatë ditëve të fundit për shkak të udhëtimit të tij në disa zona në jug të vendit, të cilin ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij.
Kjo “arratisje” e tij e shkurtër teksa është në pritje të drejtësisë, nuk i ka shpëtuar as ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit ka ndarë foton e tij të përpunuar, ku pas tij janë vendosur disa bimë Hashashi.
Por ky komenti i tij nuk ka qenë surprizë për ish-ministrin i cili ka ripostuar foton bashkë me komentin në profilin e tij.
“Vetem ky s’me zhgenjen kurre”, shkruan Tahiri krah fotos./abcnews.al