Rikthimi i Berishës ditën e sotme në parlament nuk ishte aq ‘i tmerrshëm’ saç pritej nga audienca.
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në studion e ‘Real Story’ u shpreh se Sali Berisha po ngre iluzione dhe po i kërcënon të gjithë me rikthimin e tij.
Sipas çupit, Berisha ka dy plane, atë të kthimit në PD dhe planin për të ardhur në krye të shtetit.
“ Ka shumë njerëz që kanë qenë entuziast dhe është kontribut i gjykatës speciale. Njerëzit janë me besim te drejtësia sepse s’kanë kë besojnë tjetër. U rikthye sepse gjykata mori një vendim të diskutueshëm, të korigjueshëm dhe realisht të pavlerë, por njerëz ashtu e analizojnë. Perceptimi nuk shkon deri në pikën ju bind apo jo gjykatës, ai ishte në arrest. Mbi këtë iluzion Sali Berisha ngre iluzionin tjetër që unë erdha dhe do më keni këtu sa të dua unë. I kërcënoi të gjithë, kërcënoi shtëpinë e vetë, partinë. Në rikthimin e tij ka dy plane:
Plani I kthimit në PD dhe plani tjetër i nënkuptuar për të ardhur në krye të shtetit, në krye të viktimave të tij.
Berisha është problematik në karakter në formim, por ai e tha me fuqi shumë të madhe që ky popull do sundohet sërish nga unë. Problem është se pa asnjë atribut, të drejte ai kërcënon popullin e Shqipërisë se unë do t’ju vijë prapë në krye, frikëson kundërshtarët dhe të tijët të cilët skanë parë ditë të mira me Berishën. Ky është përsëri një iluzion sepse ka ardhur dy herë.
Sa shumë njerëzit mund të bien në iluzionet e tij. Maxhoranca ska pse të ndihet e lumtur kur populli I tij vuan nga një makth që quhet Berishë. “ /abcnews.al