Berisha homazhe për Avni Mulën: La pas krijimtari që do ta jetojmë gjithmonë dhe divën e këngës

schedule12:29 - 30 Tetor, 2020

schedule 12:29 - 30 Tetor, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngjitur shkallët e Universitetit të Arteve për të bërë homazhe në nderim të kompozitorit të madh shqiptar, Avni Mula i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 92-vjeçare.

Berisha la shënimet në librin e nderimeve për kompozitorin dhe më pas u ndal të thoshte dy fjalë para gazetarëve për mjeshtrin e madh Avni Mula. Ai shprehu nderim për veprën e madhe që ai la pas si dhe trashëgiminë, të bijën Inva Mula të cilën e quajti divë të muzikës shqiptare.

“Shpreh nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen time më të thelë para një kolosi të këngës, muzikës dhe kulturës shqiptare. Avni Mula lë një krijimtari në të cilën do jetojmë gjithmonë por edhe një trashëgimi të madhe, një divë të këngës Inva Mulën. Nderim për veprën e këtij kolosi të këngës dhe muzikës shqiptare”, tha Berisha./mv/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!