Berisha flet për vrasjen e Azem Hajdarit: Ju tregoj pse akuzova Nanon, e ekzekutoi shteti

schedule22:30 - 28 Shtator, 2020

schedule 22:30 - 28 Shtator, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit. Ai tha se Hajdari u ekzekutua nga shteti. Sali Berisha u shpreh se Haklaj ishin bandë me spaleta dhe morën komisariatin vetëm për t’u hakmarrë.

Nuk kam marrë kurrë në jetën time fletëthirrje. Nuk ka një organ, një media që të ketë botuar dhe të vërtetojë të kundërtën e kësaj. Po, Fatos Klosi dhe ish-bashkëpunëtori i sigurimit të shtetit, Arben Rakipi bënin lojë dhe skupe, sepse thërrisnin por nuk më thërrisnin dot. Për dy fakte, e para që unë do u bëja pretencë politike, e dyta nuk isha dëshmitarë okular. 

Unë kisha qenë në zyrë dhe cfarë do që të dëshmoja unë nuk merrte fuqinë e një prove. Vetëm për 12 orë atë ditë kam bërë tre konferenca shtypi. Unë kam denoncuar publikisht vrasjen shtetërore, pasi Azem Hajdari u vra nga shteti. Azem Hajdari ishte një nga personalitetet më të rralla në politikën shqiptare. E dyta, cfarë ishin bandat terroriste e Haklajve, nuk ishte e zakonshme, por shtetërore me paleta. 

Bandë ishte edhe Zani Caushi, por nuk u bë shef komisariati. Vrasësit Haklaj morën komisariatin vetëm për t’u hakmarrë. Vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë në drekë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon. Pse akuzove Fatos Nanon? Sepse pas vrasjes i kemi ndjekur me degët tona vrasësit dhe bandën nga Lapraka gjerë në Bajram Curr, asnjë postbllok jo vetëm që s’i ka ndaluar, por i ka nderuar.

Ne na u tha se kemi njoftuar se janë shefi i komisariatit të policisë, kapiteni, shefi i krimeve, që kanë ekzekutuar Azem Hajdarin. Pse Nanon? Përderisa ai nuk veproi dhe mos harro një gjë tjetër u formuluan akuza kundër njerëzimit ndaj 6 drejtuesve të PD-së, Nano tha ose faktohen këto akuza ose unë jap dorëheqjen. Cka do të thotë, Fatos Nanos i kishin raportuar se këta kishin kryer krime kundër njerëzimit. Historia më vonë treguan se absolutisht ai, në vlerësimin tim nuk ishte personi i lidhur direkt. Nuk kishte lidhje me vrasjen” tha ai. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!