Berisha drejt përjashtimit? Kjo ishte tema e emisionit “Log.” mbrëmjen e sotme në “ABC”. Genc Deromemaj, kryetar i degës së PD-së Vlorë i ftuar në studio rrëfeu prapaskenat e mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të Degëve lidhur me Kuvendin e 18 Dhjetorit.
Deromemaj tha se në mbledhje nuk ishin 71 kryetarë degësh, sikur njoftoi sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, por vetëm 51. Më pas, drejtuesi i degës së Vlorës tha se nga 51 të pranishmit, që morën fjalën, pro Lulzim Bashës ishin vetëm 9 dhe 30 të tjerë heshtën.
“Në mbledhje kanë marrë pjesë 51 kryetarë dege nga 71 në total. 20 kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve. Nga ne që morëm fjalën dhe kundërshtuam ishim 8, 9 veta morën fjalën dhe ishin pro Bashës. 30 të tjerë heshtën” tha ai.
Lulzim Basha paralajmëroi sot përmes një interviste në “ABC” se nëse Sali Berisha nuk tërhiqet do të përjashtohet pas asaj që ai e cilëson “miting dhe organizim të paligjshëm” të 11 Dhjetorit.
Genc Deromemaj u shpreh sonte në “Log.” se Lulzim Basha ua përsëriti gjashtë herë se nëse thyhen vendimet e Kryesisë, pra nëse shkojnë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të përjashtohen.
“Kjo pjesa e kërcënimit, nuk i kam lexuar, zoti Basha na e kujtoi këtë nenin 27 nja 5-6 herë edhe para se të mbyllnim mbledhjen na e përsëriti me ton më të lartë.
Në prezencën time zoti Basha nuk ka kërcënuar kurrë ndonjë demokrat, ata që ka kërcënuar janë vetëm kundërshtarët tanë politikë dhe fundi i tyre ne e dimë.
Do të na përjashtojë nga partia jonë? Nëse kjo do të ishte zgjidhja, tërhiqem unë” tha ai.
Në debatin e firmave, ai sfidoi se nëse nga 283 delegatë që ka dega e PD-së Vlorë “nuk kanë firmosur 210, unë jap dorëheqjen nga posti që kam” tha Genc Deromemaj.
/ db/Abcnews.al