Berisha: Në gjykatë dorëzuam prova për pafajësinë e Haki Rugovës

schedule15:34 - 11 Tetor, 2020

schedule 15:34 - 11 Tetor, 2020

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova i arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin për kryerje të veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikim i dokumentit është paraqitur të dielën në një seancë dëgjimor në Gjykatën Themelore në Pejë.

Besnik Berisha, avokati i kryetarit Rugova, pas përfundimit të kësaj seance tha para gazetarëve se në seancën e sotme kanë dorëzuar prova të cilat tregojnë pafajësinë e kryetari të Komunës së Istogut.

Kemi dorëzuar prova për secilin pretendim, kemi dorëzuar prova që nuk bëhet fjalë për falsifikim, kemi dorëzuar prova që nuk bëhet fjalë për shpronësim të kundërligjshëm dhe prova të tjera”, tha Berisha, duke shtuar se gjykata është duke trajtuar pretendimet e paraqitur dhe ende nuk dihet se çfarë mase do të vendoset për kryetarin Rugova.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ishte arrestuar të premten me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Haki Rugova është edhe nënkryetar i partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës.REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!