Berisha: Do të shkoj në SPAK sa herë të më thërrasin

schedule12:22 - 22 Shtator, 2022

schedule 12:22 - 22 Shtator, 2022

Pavarësisht se ende nuk ka marrë një thirrje, ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme sa herë ta thërrasin. “Nuk më ka dërguar asnjë njoftim, por unë o të shkoj dhe ju do të jeni aty te dera që të bëjmë një konferencë të shkëlqyer. Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje”, pohoi Berisha sot për mediat.

Ish-kryeministrit pritet të thirret në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur hetimin për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Megjithatë, gishtin e drejton tek Edi Rama, që sipas tij përpiqet të mbulojë aferat e veta me këto çështje.

“Është totalisht një përpjekje meranë e Edi Ramës për te mbuluar vjedhjet që ka bërë me inceneratorët. Por unë do të shkoj sa herë të thërritem, veçanërisht kur është fjala për një organ akuze”, deklaroi Berisha.

Për të dhënë sqarime si person që ka dijeni ishte dje në SPAK për çështjen e ish-kompleksit Partizani, Fatmir Mediu, nën cilësinë e ish-ministrit.

Ndërkaq, përveç Berishës në Strukturën e Posaçme pritet të thirren për të dëshmuar edhe ish-ministri Arben Imami dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!