“Berisha do ia delegojë PD Argitës”/ Analisti Çupi: E ka deklaruar që partinë e ka ndërtuar për veten e tij

schedule17:43 - 27 Qershor, 2024

schedule 17:43 - 27 Qershor, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha do ia delegojë Partinë Demokratike së bijës, Argita Malltezit.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha e ka deklaruar se Partinë Demokratike e ka ndërtuar për veten dhe familjen e tij.

“Besoj se rëndesa më e madhe e kësaj që po ndodh është se, Berisha e ka vendosur sa të ketë jetë, që PD, atë që ka, do ia delegojë së bijës. Është shumë e ditur që Berisha e ka ndërtuar atë parti për veten e tij, për familjen e tij. Këtë e ka thënë herë pas herë. Para disa muajsh tha se, në momentin që nisi revolucioni i studentëve dhe bëmë PD, erdha në shtëpi i thashë Lirisë; ta vazhdojmë? Ta fitojmë këtë revolucion kundër komunizmit? Liria  më tha po, ja me ty. Berisha tha që këtë revolucion e kemi unë dhe Liria, do të thotë pjellat tona, njerëz që kanë linudr prej barkut të tyre. A është mirë apo keq, këtë dfuhet ta gjykojë PD dhe sigurisht elektorali, qytetarët.

Ai ka bërë historinë e PD sipas tij, krejt e shtrembër. Ai e trazoi partinë, nga një parti për demokraci, në PD, ai ftoi, solli, siç i ke sot, komunistët më të këqinj dhe njerëzit që kishin bërë dëme në burgje”, theksoi ai./abcnews.al