Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha dhe strategjia në Kuvend, Basha udhëzon deputetët

schedule16:19 - 13 Shtator, 2021

schedule 16:19 - 13 Shtator, 2021

Një orë përpara nisjes së seancës së Kuvendit të Shqipërisë, Lulzim Basha ka mbledhur grupi parlamentar në selinë blu. I vetmi që nuk është njoftuar për mbledhjen e grupit është lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi pasi SHBA e shpalli “non grata”.

Vendimi i kryedemokratit krijoi një krisje të fortë brenda partisë. Sali Berisha paralajmëroi se kërkonte nga strukturat që të hidhnin poshtë vendimin e Bashës. Krah ish-kryeministrit u shfaqën edhe disa figura të PD-së, kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ish-kryetari i PD-së, deputet aktual i Kuvendit, Tritan Shehu, Flamur Noka, etj.

Por pjesa tjetër kanë mbështetur vendimin e Lulzim Bashës si zgjedhjen e vetme për të mos izoluar partinë pas ultimatumit amerikan. Në mbledhjen e sotme, pritet që Basha të orientojnë deputetët për qëndrimin që do të mbajnë në diskursin publik me Berishën, por edhe strategjinë në Kuvend./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!